-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon hapësirë më të madhe për debat në seancën plenare të Kuvendit

Kryesoret

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zyrtarisht në Kuvend që në seancën plenare të parashikohet një periudhë prej 60 minutash për debat jashtë rendit të ditës, duke theksuar se kjo është e drejtë e deputetëve sipas Rregullores së Kuvendit. Në një shkresë drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, demokratët kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për t’i dhënë mundësi diskutimit të lirë brenda afatit të përcaktuar nga rregullorja.

“Znj. Kryetare e Kuvendit,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare…. Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund te jetë më shumë se 60 minuta.”.
Për këtë arsye, në mbështetje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të ndryshohet Rendi i Ditës dhe të përfshihet si pikë e 3 e tij:
– Diskutim jashtë rendit të ditës për 60 min.
Përsa më lart, kërkojmë respektimin e nenit 45 të Rregullores së Kuvendit.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE”, thuhet në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit