Sot prej orës 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për vazhdimin e 23-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill.
Vazhdimi i seancës i mbajtur të martën është ndërprerë menjëherë pasi nuk është votuar formimi i Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit.
Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar.









