Nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë 44 persona. Agjencia për mbrojtjen civile në Gazë, Mohammad al-Mughayyir tha se “Dyzet e katër persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës”.
Ai shtoi se 23 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi izraelite ndaj familjes Qreinawi në kampin e refugjatëve Al-Bureij.
Mughayyir po ashtu raportoi se dy persona u vranë dhe disa të tjerë gjatë të shtënave mëngjesin e sotëm në qendrën amerikane të ndihmës në boshtin Morag, në jug të Rripit të Gazës. Ndërkohë një muaj më parë Izraeli rinisi ofensivën në Rripin e Gazës pas një armëpushimi të shkurtër.