-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupa të pajetë gjenden në një varkë në Alaskë

Kryesoret

Një varkë me trupa njerëzish është gjetur në brigjet e Alaskës. Sipas mediave të huaja raportohet se anija u zhduk një vit më parë pasi Roja Bregdetare e SHBA-së pezulloi kërkimet.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Sigurisë Publike i Alaskës, varka u gjet pasi tre kompani private përfshirë një që përdor pajisje për kërkim nënujor, ofruan në prill të ndihmojnë në kërkimin e familjes, e cila është me origjinë nga Teksasi.

Autoritetet thanë se varka e zhdukur së bashku me trupat u gjet në një thellësi prej 55 metrash në Gjirin Kachemak pranë Homerit. Zhytësit raportuan se nxorën trupat e tre personave nga anija e fundosur gjatë zhytjeve të martën dhe të mërkurën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit