Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh të qartë të zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025 drejtuar aleatëve dhe miqve të SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.
Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë” thuhet në mesazhin e tij.