-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçares nga ish i dashuri, lideret politike italiane kërkojnë mobilizim kombëtar

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretarja e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Elly Schlein, u shprehën me shqetësim mbi fenomenin tragjik të vrasjeve të grave.

Ato reaguan pas dy ngjarje tragjike që ndodhën në Itali, ku 14-vjeçarja Martina Carbonaro u vra nga ish i dashuri i saj pasi nuk pranoi ndarjen.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në një spital në Torino, ndërroi jetë edhe Fernanda Di Nuzzo, 61 vjeç, pasi ishte goditur me thikë nga bashkëshorti i saj gjatë një konflikti familjar.

Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh se këto ngjarje “shkaktojnë tronditje të thellë dhe na detyrojnë të përballemi me një të keqe të madhe, që nuk duhet as të injorohet, as të kthehet në diçka të zakonshme”.

Ndërsa Elly Schlein theksoi rëndësinë e unitetit politik përballë këtij fenomeni shoqëror.

“Të paktën për këtë çështje, dhunën ndaj grave, dallimet politike duhet të lihen mënjanë, që vendi të mund të bëjë hapa të vërtetë përpara”, tha ajo.

Vrasja e 14-vjeçares italiane nga i dashuri, flet mësuesja dhe shokët: Kishte kërkuar ndarjen…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit