-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm nga shoqëria civile, kuvendi të mos pengojë zhvillimin evropian të Kosovës

Kryesoret

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata joqeveritare në Kosovë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të veprojnë pa vonesa për konstituimin e institucionit dhe ratifikimin e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar pasoja serioze nëse ky proces vazhdon të zvarritet.

Në një reagim publik, organizatat shprehen të shqetësuara për bllokimin e procesit parlamentar, që sipas tyre rrezikon jo vetëm përfitimet e drejtpërdrejta financiare nga Bashkimi Evropian, por edhe kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës si një partnere e besueshme në rrugën e integrimeve evropiane.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, së bashku me marrëveshjen për huazim, është kyç për kualifikimin për parafinancim prej 61.8 milionë eurosh. Ky plan parasheh zbatimin e reformave të rëndësishme për integrimin evropian të vendit si dhe financimin e tyre me anë të fondeve nga ana e BE-së”, thuhet në deklaratën e shoqërisë civile.

Sipas organizatave, Kosova ka potencial të përfitojë deri në 883 milionë euro përmes këtij programi, i cili synon të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ende të konstituohet, ndonëse seanca e parë konstituive është mbajtur më 15 prill. Pas 23 tentativash të pasuksesshme, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mbetet pengesa kryesore, me Albulena Haxhiun e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që përballet me kundërshtime nga partitë e tjera opozitare.

Shoqëria civile apelon që përfaqësuesit politikë të vendosin interesin publik dhe të ardhmen e qytetarëve përpara kalkulimeve politike, duke e cilësuar ratifikimin e marrëveshjes si një domosdoshmëri për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit