Apeli i Gjykatë së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florens Çapjen.
Ai u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, pasi dyshohet se është i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”.
Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjeve së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.
Ai përmes avokatit ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky ECC dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.