Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në pikën kufitare San Pietro di Stabio, ndërmjet Zvicrës dhe Italisë, pasi në makinën që drejtonte u gjetën rreth 9 kilogramë kokainë të fshehur. Operacioni u zhvillua nga autoritetet doganore zvicerane.
I riu, me banim në Gjermani, po largohej nga Zvicra kur u ndalua për kontroll. Pas arrestimit nga policia kantonale, ai u vu nën akuzë për shkelje të rëndë të ligjit kundër narkotikëve. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurores Petra Canonica Alexakis.