-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden për herë të parë pas diagnozës: Jam mirë, po ecim përpara

Kryesoret

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është shfaqur për herë të parë në publik këtë të premte, që pas njoftimit të muajit të kaluar se është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.

Gjatë një deklarate për gazetarët, Biden u shpreh optimist për ecurinë e trajtimit:
“Parashikimi është i mirë. Po punojmë për gjithçka. Po ecën përpara, ndaj ndjehem mirë.”

Ai bëri të ditur se tashmë ka përzgjedhur një plan trajtimi që përfshin kombinim ilaçesh, ndërsa konfirmoi se kanceri nuk është përhapur në organe të tjera apo në kocka – çka, sipas tij, rrit ndjeshëm shpresat për rikuperim të plotë.
“Presim që ta kalojmë këtë. Jam mirë, edhe familja ime është optimiste,” tha Biden, duke shtuar se ndiqet nga “një nga kirurgët më të mirë në botë”.

Reagon me humor ndaj kritikave për shëndetin mendor

I pyetur për shqetësimet publike që janë ngritur rreth aftësive të tij mendore dhe fizike gjatë kohës së presidencës, Biden zgjodhi të përgjigjet me ironi:
“E shihni – jam i paaftë mendërisht dhe nuk mund të ec,” tha me një buzëqeshje, duke ironizuar kritikat që ka marrë në media.

Mesazh për rivalët në Parti: “Pse nuk dolën përballë meje?”

Në lidhje me debatet brenda Partisë Demokratike për kandidimin e tij të dytë, Biden ishte i prerë në qëndrimin e tij:
“Pse nuk dolën kundër meje? Sepse do t’i kisha mundur,” tha ai, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë për vendimin për të rikandiduar.

Përplasja me Shtëpinë e Bardhë

Një tjetër moment i komentuar ishte reagimi ndaj kritikave të Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, e cila i kërkoi Jill Biden të fliste hapur për shëndetin e burrit të saj.
Biden reagoi me sarkazëm:
“Nuk e di kush është ajo zëdhënëse,” tha, duke sqaruar më pas se ishte një shaka, por edhe duke shtuar me një nënqeshje: “Mediat ndoshta do ta marrin fjalë për fjalë.”

Në fund, ish-presidenti theksoi se bota ndodhet në një moment vendimtar historik:
“Jemi në një pikë kthese. Vendimet që do të marrim tani do të përcaktojnë se si do të jetë bota për 20 vitet e ardhshme,” u shpreh ai, duke shfaqur krenari për kontributin e tij në udhëheqjen e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit