-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca ndalon pirjen e duhanit në ambiente të hapura

Kryesoret

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke përfshirë plazhet, parqet, kopshtet publike, stacionet e autobusëve, hapësirat pranë shkollave dhe mjediset sportive.

Lajmi u bë i ditur të enjten nga ministrja e Shëndetësisë dhe e Familjes, Catherine Vautrin, e cila theksoi se ndalimi hyn në fuqi më 1 korrik.

Ndalimi do të zbatohet edhe para shkollave, për të ndaluar nxënësit që të pinë duhan në ato hapësira. Shkelësit do të përballen me gjoba deri në 135 euro.

Megjithatë, ndalimi nuk do të zbatohet në tarracat e kafeneve franceze, një simbol i kulturës vendase. Po ashtu, cigaret elektronike nuk përfshihen në këtë masë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit