Detaje të reja janë zbuluar nga helmimi i 70 fëmijëve me salmonelë në kopshtin në Gramsh. Një javë më parë disa fëmijë shfaqën simptoma dhe AKU mori mostrat e disa produkteve për të parë analizat.
Sipas disa burimeve, infektimi i fëmijëve në Gramsh është për shkak të vezës me salmonelë. Vezët e përdorura në kopshtin nr.1 në Gramsh kanë qenë të kontaminuara.
AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të kopshtit nr.1 në Gramsh deri në përfundimit e të gjithë analizave dhe dezinfektimeve të mëtejshme.