-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KAS shqyrton ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, KQZ: S’ka pasur shkelje

Kryesoret

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) mori sot në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Korçës, me pretendimin për parregullsi gjatë procesit të 11 majit. PD ka kërkuar përsëritjen e votimeve edhe në qarqe të tjera, për të cilat ka depozituar ankimime të ngjashme.

Në seancë, përfaqësuesja e KQZ-së, Pavlina Doça, deklaroi se nuk ka pasur asnjë shkelje që të ketë ndikuar në rezultatin përfundimtar.

“Në Korçë nuk është konstatuar asnjë parregullsi që të çojë në ndryshim apo deformim të rezultatit. Tabelat përmbledhëse janë analizuar dhe aprovuar, ashtu si në të gjitha qarqet e tjera”, u shpreh Doça.

KAS pritet të shprehet në vijim për kërkesat e PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit