-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ e mohon pretendimin e PD-së për manipulim me fletëvotime në Peqin

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar sot duke refuzuar akuzat që Partia Demokratike bëri për një rast të supozuar manipulimi me fletëvotime në Bashkinë Peqin. PD pretendonte se në një lokal të zonës ishin zbuluar fletë votimi të papërdorura, të cilat, sipas saj, përdorej nga Partia Socialiste për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.

Në një përgjigje zyrtare të datës 30 maj, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehet se pas inspektimit të materialeve zgjedhore nga KZAZ nr. 45 në Peqin, nuk është gjetur asnjë fletë votimi e papërdorur jashtë kutive të votimit.

“Në procesin e marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore, nuk është evidentuar ndonjë shkelje apo administrim i jashtëligjshëm i fletëve të votimit,” thuhet në dokumentin e KQZ-së.

Kjo deklaratë mbyll pretendimet e PD-së dhe konfirmon ligjshmërinë e procesit zgjedhor në këtë zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit