Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse shënjestruan me dronë një qytet kufitar ukrainas pranë Rumanisë, anëtare e NATO-s.
Sipas mediave të huaja, sulmi gjatë natës goditi Izmailin, portin më të madh të Ukrainës në lumin Danub, një rrugë ujore që ndan Ukrainën dhe Rumaninë.
Guvernatori rajonal Oleh Kiper tha se një degë e postës u shkatërrua në sulmin me dron.