-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani pret kongresistet amerikane/ Partneriteti me SHBA, garanci për stabilitet në rajon

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistet amerikane Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, si dhe delegacioni i Kongresit.

Në takim u diskutua situata aktuale politike dhe e sigurisë në vend, si dhe forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, me theks të veçantë në mbrojtje, investime dhe bashkëpunim dypalësh.

Presidentja Osmani theksoi se SHBA ka qenë gjithmonë një aleat kyç për Kosovën dhe një faktor vendimtar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ajo falënderoi për praninë e trupave amerikane në vend, duke e cilësuar atë si garanci për siguri dhe paqe.

“Bashkëpunimi me SHBA-në është thelbësor për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” deklaroi Osmani, duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm amerikan në proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit