-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA, Kina po shkel marrëveshjen, në shqyrtim masa të reja ndëshkuese

Kryesoret

Administrata e ish-presidentit Donald Trump po shqyrton ndërmarrjen e hapave të rinj ekonomikë ndaj Kinës, pas pretendimeve se Pekini ka shkelur marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara. Reagimi erdhi pasi Trump publikoi një mesazh në platformën Truth Social, ku akuzoi Kinën për “shkelje të drejtpërdrejtë” të marrëveshjes dypalëshe.

Zëvendësshefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë për çështje politike, Stephen Miller, deklaroi për mediat se Uashingtoni po shqyrton një sërë masash si përgjigje. “Ka masa që janë tashmë në zbatim, masa që janë në proces dhe masa që aktualisht po analizohen”, tha ai, duke shtuar se SHBA do të veprojë për të garantuar respektimin e marrëveshjeve nga ana e Kinës.

Në një intervistë për CNN, Miller theksoi se sjellja konfrontuese e Pekinit është e papranueshme dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për të injoruar detyrimet e marrëveshjes do të ketë pasoja. “Do të ishte jashtëzakonisht e pamatur për Kinën të vazhdojë në këtë drejtim dhe të mos zgjedhë rrugën e bashkëpunimit,” tha ai.

Tensionet tregtare mes dy fuqive janë rikthyer në skenë pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm të arritur më parë. Në këtë kuadër, Uashingtoni ka ndaluar eksportin e teknologjisë së avancuar të mikroçipave drejt Kinës dhe ka anuluar viza për disa studentë kinezë, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm të masave ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit