Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në North Rhine-Westphalia të Gjermanisë, ku një avion i vogël është rrëzuar mbi një kompleks banesash, duke shkaktuar dy viktima.
Avioni goditi fasadën e një ndërtese dhe përfundoi në oborrin e kompleksit, ku shpërtheu në flakë. Ndër viktimat është edhe piloti i avionit, i cili ishte nisur për një ulje në aeroportin e Mönchengladbach, por u detyrua të devijonte për shkak të një defekti në motor.
Forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e plota të aksidentit janë në zhvillim.