-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Mesazhi i SHBA-së, alarm për liritë dhe zgjedhjet në Shqipëri

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të mesazhit të Këshilltarit të Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Samuel Samson, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Sipas PD-së, deklaratat e tij përfaqësojnë një sinjal të qartë për gjendjen shqetësuese të demokracisë në vend.

Në një reagim zyrtar, PD thekson se qëndrimet e shprehura nga zyrtari amerikan, që prekin tema si shtypja e fjalës së lirë, emigrimi i detyruar, kufizimi i lirisë së besimit dhe manipulimi i zgjedhjeve, përputhen me realitetin shqiptar nën qeverisjen e Edi Ramës.

Sipas opozitës, këto fenomene janë bërë pjesë e funksionimit të përditshëm të qeverisë përmes një bashkëpunimi të dyshimtë me rrjete patronazhistësh dhe elementë kriminalë, çka ka çuar në deformimin e zgjedhjeve dhe shtypjen e opozitës.

PD rithekson se mesazhi i SHBA-së përforcon kërkesën për një qeveri teknike që do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo e konsideron këtë si një hap të domosdoshëm për të rikthyer besimin në institucionet dhe për të garantuar demokracinë funksionale në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit