-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punëtor i huaj humb jetën në kantier ndërtimi në Tiranë

Kryesoret

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 31 maj 2025 në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë. Dyshohet se viktima, një person rreth 48 vjeç nga Bosnjë-Hercegovina, ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një pallat në ndërtim.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, por për fat të keq, punëtori nuk kishte shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet që të merren në pyetje përgjegjësit teknikë dhe drejtuesit e kompanisë që po kryente punimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit