Pas gjobës që FIFA i dha FSHF-së për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve në ndeshjen ndaj Andorrës, Federata ka negociuar me FIFA-n për mënyrën e zbatimit të masave.
FIFA ka lejuar që në ndeshjen Shqipëri-Serbi më 7 qershor të lejohen përsëri tifozë në tribunat pas porte, duke u mbushur me një miks tifozësh dhe grupe kundër diskriminimit.
FSHF ka paraqitur një plan për të parandaluar sjellje të papranueshme gjatë ndeshjes.