Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
Sipas informacioneve paraprake, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motori i ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.
Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det.