-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përkujtohet 11-vjetori i Shenjtërimit të Katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë

Kryesoret

Më 1 qershor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u mbajt Liturgjia Hyjnore për nder të 11-vjetorit të shenjtërimit të saj. Ceremonia u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan, i shoqëruar nga Mitropolitë dhe episkopë të tjerë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kjo ditë përkujton ngjarjen historike të 1 qershorit 2014, kur Katedralja u shenjtërua në prani të Patriarkut Ekumenik Vartholomeu dhe përfaqësuesve të Kishave Orthodhokse nga e gjithë bota. Shenjtërimi i saj u konsiderua si simbol i ringjalljes së Kishës Orthodhokse pas dekadave të persekutimit gjatë regjimit komunist.

Kryepiskopi Joan vlerësoi arritjet e Kishës në këto vite dhe rolin themelor të ndjerit Kryepiskop Anastas në rindërtimin e saj. Në këtë ditë, u ngritën në grada të reja klerikale Atë Ignat Todri (Arkimandrit) dhe Johan Koroveshi (Kryedhjakon).

Pas Liturgjisë, u zhvillua një shërbesë përkujtimore pranë varrit të Kryepiskopit Anastas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit