Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Sipas procedurës, ai duhet të paraqitet në SPAK çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit.
Pritet që gjatë paraqitjes Berisha të shoqërohet nga një numër i madh simpatizantësh në ambientet e institucionit.









