Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Ukraina do të marrë pjesë në takimin e ndërmjetësuar nga Rusia, që pritet të mbahet të hënën në Stamboll.
Përmes një mesazhi në Telegram, Zelensky tha se pozicionet e Ukrainës janë përcaktuar pas konsultimeve me qeverinë, ndërsa në krye të delegacionit do të jetë ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.
Prioritetet e delegacionit ukrainas do të jenë arritja e një armëpushimi pa kushte, kthimi i të burgosurve dhe rikthimi i fëmijëve të marrë nga Rusia gjatë luftës.
Takimi konsiderohet si një hap i rëndësishëm për rifillimin e dialogut pas një periudhe të gjatë përplasjesh në terren dhe tensioni diplomatik.