-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ky operacion do të mbetet në faqet e historisë

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lavdëruar Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për një operacion të suksesshëm që, sipas autoriteteve në Kiev, ka goditur rëndë flotën e bombarduesve strategjikë rusë. Zelensky e cilësoi këtë aksion si “operacioni më i largët ndonjëherë i ndërmarrë nga Ukraina”, i cili u planifikua dhe u realizua brenda një periudhe prej 1 viti, 6 muajsh e 9 ditësh.

Sipas SBU-së, gjatë këtij operacioni të koduar “Rrjeti i Merimangës”, janë shkatërruar 34% e bombarduesve rusë me raketa cruise, me dëme që vlerësohen në rreth 7 miliardë dollarë.

Zelensky u shpreh se ky është një mesazh i qartë se Ukraina do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj dhe do ta vazhdojë luftën “në tokë, në ajër, në det, e nëse duhet, edhe nën tokë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit