-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në një spital në Hamburg, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Kryesoret

Një zjarr i rëndë ka përfshirë një spital në qytetin gjerman të Hamburgut në orët e para të së dielës, duke lënë pas tre viktima dhe 34 persona të plagosur.

Flakët nisën nga reparti i të moshuarve në katin përdhes dhe u përhapën me shpejtësi deri në katin e katërt. Viktimat janë tre burra të moshuar, të moshave 84, 85 dhe 87 vjeç.

Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike. Zjarrfikësit ndërhynë brenda 20 minutash dhe ndihmuan në evakuimin e pacientëve, disa prej të cilëve kërkonin ndihmë nga dritaret.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet. Prokuroria e Hamburgut pritet të publikojë më shumë detaje gjatë javës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit