Ditën e sotme u hap Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se kjo komandë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm mes Amasadës së SHBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
“Krijimi i saj nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike në nivel kombëtar, rajonal dhe në kuadër të NATO-s”, thotë ambasada e SHBA.