Ditën e sotme u zhvilluar raundi i dytë i bisedimeve në Stamboll për vendosjen e paqes në Ukrainë. Pas bisedimeve vjen reagimi i parë nga Ukraina.
Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov thotë se Ukraina ka marrë memorandumin e Rusisë, si dhe delegacionit i duhet një javë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.
Ai tha se të dyja palët kanë rënë dakord të shkëmbejnë të gjithë të plagosurit rëndë, të sëmurët ose nën moshën 18 vjeç, si dhe trupat e ushtarëve të vdekur do të kthehen gjithashtu.
Umerov shton se ata kanë diskutuar gjithashtu një takim të mundshëm midis Zelensky dhe Putin, ndoshta duke përfshirë edhe Trump në fund të muajit.
“Ne po bëjmë thirrje për punë të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte – armëpushim, veprime humanitare, takim udhëheqësish. Nëse Rusia është serioze, do të bjerë dakord. Nëse jo, duhet të pasojnë sanksionet”, thotë ai.
Mbaron raundi i dytë i negociatave Rusi-Ukrainë, fokus paqja dhe shkëmbimi i të burgosurve