Ditën e sotme në Stamboll janë zhvilluar bisedimet për vendosjen e paqes në Ukrainë. Presidenti i Recep Tayyip Erdogan, tha se takimi ishte i shkëlqyer. Erdogan tha se shpreson të presë Vladimir Putinin, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trumpin.
Ai thotë se Turqia do të ndërmarrë hapa drejt një takimi të liderëve pas raundit të fundit të bisedimeve midis delegacioneve.
Ndërsa zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, tha më parë se Volodymyr Zelenskyy do të takohej me Vladimir Putinin nëse ky i fundit do ta pranonte ftesën e tij.
“Nëse Putini thotë se është gati të takohet nesër, presidenti ynë Zelensky është gati ta takojë atë nesër”, tha ai.









