Prokuroria në Tiranë ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e A.Ll., i dënuar në Angli për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në mesin e pasurive të sekuestruara janë një truall me një ndërtesë dykatëshe, dy automjete, si dhe një biznes privat që merret me riparimin dhe tregtinë e automjeteve.
Pasuritë janë regjistruar në emër të familjarëve të tij, babait dhe vëllait, që dyshohet se i përdorin për të fshehur burimin e tyre të paligjshëm.
Prokuroria po vazhdon hetimet për të zbardhur lidhjet mes pasurive dhe veprimtarisë kriminale.