-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elsa Ulliri do t’i bëjë gjyqin Berishës

Kryesoret

Gjyqtarja Elsa Ulliri do të kryesojë trupën që do të gjykojë Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenin Fatmir Bektashi dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen “Partizani”. Dy anëtarët e tjerë të trupës do të jenë Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Shorti është hedhur sot në Gjykatën e Posaçme.

Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën dhe Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit