Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep të drejtë denoncimit dhe akuzave të Partisë Demokratike se kompania postare “DHL” nuk kishte të drejtë në bazë të kontratës që të kontaktonte n/ kontraktorë për shpërndarjen e zarfeve të votuesve në Greqi.
“Gjatë zhvillimit të procedurës, në dokumentet standarde të tenderit, KQZ i është përgjigjur me jo lejimit të nënkontraktimit” thuhet në një përgjigje që KQZ i ka kthyer shoqatës “Diaspora e Lirë”.
Pas kontestimeve të opozitës për votën e emigrantëve dhe akuzave të tyre se votat u manipuluan, KQZ thotë se kompania postare u ka dorëzuar provat. KQZ deklaron më tej se janë në proces kontrolli të të gjitha firmave të zgjedhësve dhe ia kanë dorëzuar edhe Partisë Demokratike për Greqinë.