Ka mbaruar raundi i dytë i negociatave mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës që u zhvillua sot në pallatin Çiragan në Stamboll. Gjatë një bisedimi prej 1.5 orësh diskutimesh intensive fokusi ishte vendosja e paqes në Ukrainë.
Ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare për vendosjen e paqes.
“Turqia është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për të lehtësuar këtë proces,” deklaroi ai.
Gjithashtu u diskutua edhe për marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve, 1000 persona nga secila palë, një vendim që ishte arritur në raundin e mëparshëm të negociatave më 16 maj, po ashtu në Stamboll.
“E gjithë bota po ndjek me vëmendje këto bisedime. Shpresojmë në rezultate konkrete që do të na çojnë më pranë paqes,” shtoi ministri turk.