Partia Demokratike pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një letre të depozituar në KQZ, Partia Demokratike kërkon një hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit.
Sipas dokumentit, PD thotë se sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, rezulton se janë:
3.534.792 fletë votimi të prodhuara,
1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,
1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe
5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.