-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Kolorado, Trump: Nuk do të tolerohet, aktet e terrorizmit do ndiqen penalisht

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin e ndodhur në në Bolder të Kolorados ku 8 persona u plagosën si pasojë e bombës.

Ditën e djeshme një 45-vjeçar hodhi një bombë duke bërtitur “Liri për Palestinën” gjatë një në kujtim të pengjeve izraelite që vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Trump në Truth Social shkruan se sulmi i tmerrshëm nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ai erdhi në pushtet nëpërmjet Politikës qesharake të Kufijve të Hapur të Bidenit, e cila e ka dëmtuar kaq keq vendin tonë. Ai duhet të largohet sipas Politikës “TRUMP”. Aktet e Terrorizmit do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të Ligjit. Ky është një tjetër shembull pse duhet t’i mbajmë kufijtë tanë të SIGURTË dhe të deportojmë radikalët e paligjshëm antiamerikanë nga atdheu ynë. Zemra ime është me viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme dhe me Popullin e Madh të Boulder, Colorado!”, shkruan Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit