Sot po mbahet për herë të 25-të seanca e Kuvendit për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Në sallë ishin 104 deputetë.
Kryesues i seancës ishte Avni Dehari.
Partia LVV po propozon që votimi të bëhet fshehtë, por nuk po arrin shumicën e votave.
Partitë e tjera thonë se nuk është e drejtë të ndryshohet mënyra e votimit gjatë procesit.