Një 39-vjeçar nga Kanina është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pas një incidenti të ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, mbrëmjen e 1 qershorit.
Sipas autoriteteve, ai kishte parkuar automjetin në mënyrë të gabuar, duke penguar lëvizjen në rrugë. Kur patrulla e policisë ndërhyri për t’i vendosur gjobë, shtetasi kundërshtoi me dhunë, çka çoi në arrestimin e tij të menjëhershëm.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për akuzën “Kundërshtim ndaj punonjësit të rendit publik”.