Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldo Neziri, i dyshuar si autor i plagosjes së një të mituri dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”.
Ngjarja ndodhi në një piceri ku punonte si kamarier 15-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri. Pas hetimeve dhe veprimeve operacionale, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e të riut.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armës”.