-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Besa Shahini kandidon për kryetare në Prishtinë

Kryesoret

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë në Kosovë.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, ajo tha se është kthyer për të jetuar në Prishtinë para katër vitesh dhe se tashmë ndjen nevojën të angazhohet drejtpërdrejt për të ndryshuar drejtimin e zhvillimit të qytetit.

“Prishtina ka shumë potencial, por po zhvillohet në mënyrën e gabuar. Ka shumë ndërtime dhe pak gjelbërim. Mungon pastërtia dhe kujdesi për hapësirat publike”, u shpreh Shahini.

Ajo është pjesë e Partisë Socialdemokrate dhe tha se e sheh këtë kandidaturë si një përpjekje për të sjellë ndryshim. “Ftoj të gjithë ata që kanë vullnet dhe energji të bashkohen me mua në këtë rrugëtim”, theksoi ajo.

Shahini ka përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe ka qenë aktive në çështje që lidhen me zhvillimin dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit