Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në konferencën për shtyp po flet për operacionin me autoritetet finlandeze.
“Arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijimin e njësisë së parë hetimore mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe vendet nordike përfshirë Finlandën. Ky hetim është tregues i qartë i vlerësimit që autoritetet ligj zbatues nordike kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë. Na kanë mundësuar të godasim disa grupe kriminal et ë trafikut të drogës, drogë sintetike, kokainë, marjuanë etj. Rezultat i një pune të gjatë”, tha Dumani.