Gjatë një vizite në Babaj të Bokës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet nga gazetarët lidhur me ngërçin në konstituimin e Kuvendit. Ai theksoi se “Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por ka qeveri, stabilitet dhe ushtri.”
Kur u pyet nëse do të propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, Kurti u përgjigj: “Ne e kemi dhënë propozimin tonë,” duke lënë të kuptohet se Vetëvendosje do të vazhdojë me kandidaturën e Albulena Haxhiut.