Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos në Konferencën për Qendrën për Studime Evropiane u ndal edhe tek procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Kos shprehu besimin se Shqipëria do të jetë anëtarë me të drejta të plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 20230. Ajo nënvizoi se ka mundësi që një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029.
“Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Në Shqipëri, ne kemi hapur tashmë 24 kapituj negociatash.Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar vrullin e ri për zgjerim duke ndërmarrë reforma më të shpejta se më parë”, shtoi ajo. Ne duam që vendet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë.
Shteti i së drejtës është i panegociueshëm. Brenda mandatit tim si komisionere për Zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Me kryeministrin Edi Rama kemi një marrëveshje.
Unë gjithmonë kam këmbëngulur që ky proces të bazohet në meritë, ne kemi rënë dakord për të realizuar më në fund atë “martesë” të Shqipërisë me Evropën”, tha Kos.