Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos u shpreh sot në Bruksel se Komisioni është i gatshëm të përpilojë mendimin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në BE kur Këshilli të kërkojë një gjë të tillë. Por ka nënvizuar nevojën që Kosova të formojë sa më shpejtë institucionet e saja dhe të ketë parasysh se përparimi drejt BE-së lidhet me dialogun me Serbinë.
“Në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit, është esenciale që shpejt të formohen institucionet dhe të lëvizet përpara me reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratën publike. Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm në mënyrë që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes.
Komisioni mbetet i gatshëm të përgatisë mendimin për anëtarësimin e Kosovës në BE kur të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli. Por, më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin e jo përmes veprimeve në njëanshme”, tha Kos.