Ditën e sotme u arrit që të fiket zjarri i cili kishte prej tre ditësh që ishte riaktivizuar në zonën e Darëzezës.
Dy helikopterë ndërhynë dhe falë hedhjes së ujit nga ajri u bë i mundur izolimi i vatrave.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit. Ndërkohë përgjegjësi i Mbrojtjes Civile të Fierit apleon për më shumë kujdes nga pushuesit.
Ekspertët shprehen se monitorimi i zonës do të vijojë edhe pas shuarjes së flakës për të eliminuar mundësinë e riaktivizimit.