Partia Popullore Europiane (PPE) ka njoftuar se Shqipëria do të jetë një nga vendet ku do të dërgojë misione verifikimi, pas kërkesës së bërë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjatë asamblesë së PPE në Bruksel, Berisha kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive të ngjashme për të dërguar një mision faktmbledhës në Shqipëri, për të ndihmuar në adresimin e çështjeve të rëndësishme të vendit.
Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, konfirmoi se Shqipëria do të jetë prioritet në agjendën e partisë, duke e shtuar në listën e vendeve për vizita, së bashku me Libanin dhe Moldavinë.
Berisha theksoi se ky mision është i nevojshëm për të trajtuar sfidat që lidhen me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe emigracionin, të cilat kanë ndikim edhe në nivel evropian.