-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stamponin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona

Kryesoret

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Fake Star 5”, ku u arrestuan 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë turq.

Janë zbuluar 2 magazina në Rrugën e Arbërit në fshatin Brrar ku stampoheshin veshje të kontrabaduara me logo false. Gjatë operacionit u arrestua L.H., dhe u shpall në kërkim djali i tij, bashkëadministrator i njërës nga magazinat.

Gjithashtu u arrestuan edhe A. B. dhe Xh. L., bashkadministratorë të magazinës tjetër, A. H., qiradhënës i pronave, si dhe u shpall në kërkim turku O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;

Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit