-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla falënderon PE për Mbështetje në procesin e integrimit

Kryesoret

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka falënderuar raportuesin e Parlamentit Europian, Andreas Schieder, pas miratimit të raportit për Shqipërinë në Komitetin për Punët e Jashtme (AFET). Ai vlerësoi mbështetjen për përkushtimin e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë që theksoi rëndësinë e vijimit të reformave.

Në reagimin e tij, Schieder u shpreh: “Shqipëria mund të quhet me krenari një ‘udhëheqëse’ ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo, falë mbështetjes së gjerë nga popullsia shqiptare. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar sundimin e ligjit. Duhet të theksohet nevoja për të zgjeruar modelin ekonomik, për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë.”

Raporti do të shqyrtohet në seancën plenare të ardhshme të Parlamentit Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit