Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka denoncuar gjendjen në Gaza. Metsola e ka cilësuar atë si të papërballueshme dhe të papranueshme.
“Situata në Lindjen e Mesme dhe në Gaza vazhdon të jetë e tmerrshme, me vdekje dhe vuajtje të paimagjinueshme që po bëhen tepër të zakonshme. Nuk mund të lejojmë që ky horror të normalizohet”, deklaroi Metsola.
Ndërkohë të enjten Parlamenti Europian do të votojë një rezolutë për Gazën. Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve synon të paraqesë një draft ku të përfshihet termi “gjenocid”.








