Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga Brukseli pas miratimit të raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, i cili vlerëson si problematike qeverisjen e Edi Ramës dhe denoncon zgjedhjet e 11 majit.
“Ky raport damkosi regjimin e Ramës për mospërputhjen me shtetin ligjor dhe për shkeljen e të drejtave themelore. Ai thekson se qeveria ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë dhe ka krijuar një ngërç në proceset ligjore,” – tha Berisha.
Ai gjithashtu e quajti si farsë procesin zgjedhor të 11 majit, duke iu referuar raportit të përbashkët të OSBE, Parlamentit Europian, Këshillit të Evropës dhe Asamblesë së OSBE-së, të cilët theksuan mangësitë e tij.